Agjencia për Barazi Gjinore me delegacionin me aktiviste nga Ukraina dhe përfaqësues të Denis Mukwege Foundation realizuan vizite në qendrat e Medica Kosova dhe Medica Gjakova

October 23, 2019

Agjencia për Barazi Gjinore me delegacionin me aktiviste nga Ukraina dhe përfaqësues të Denis Mukwege Foundation me datë 22 Tetor 2019 realizuan vizite në qendrat e Medica Kosova dhe Medica Gjakova, në Gjakove. Delegacionit kishte mundësinë të njihen me afër me punën dhe mbështetjen që këto dy organizata ofrojnë për të mbijetuarat e  dhunës seksuale gjatë luftës. Përfaqësueset e dy organizatave Znj Veprore Shehu dhe Znj Mirlinda Sada, rrëfyen për procesin e trajtimit të mbijetuarve të dhunës seksuale, aktivitetin të cilin e zhvillojnë nder vite, duke u fokusuar në rolin e rëndësishëm që luan fuqizimi ekonomik përmes programeve të ndryshme si rruge për tejkalimin e stigmes dhe rehabilitimin socio ekonomik.

Vizita e Delegacionit te aktivisteve nga Ukraina, përfaqësueseve te shoqërisë civile dhe Mekwege Foundation, u realizua përmes mbështetjes se Ambasadës Suedeze – Sida dhe projektit te asistencës teknike për ABGJ – NIRAS-CPM Internacional