Agjencia për Barazi Gjinore me delegacionin me aktiviste nga Ukraina dhe përfaqësues të Denis Mukwege Foundation realizuan vizite në qendrat e Medica Kosova dhe Medica Gjakova
Agjencia për Barazi Gjinore me delegacionin me aktiviste nga Ukraina dhe përfaqësues të Denis Mukwege Foundation me datë 22 Tetor 2019 realizuan vizite në qendrat e Medica Kosova dhe Medica Gjakova, në Gjakove. Delegacionit kishte mundësinë të njihen me afër me punën dhe mbështetjen që këto dy organizata ofrojnë për të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës. Përfaqësueset e dy organizatave Znj Veprore Shehu dhe Znj Mirlinda Sada, rrëfyen për procesin e trajtimit të mbijetuarve të dhunës seksuale, aktivitetin të cilin e zhvillojnë nder vite, duke u fokusuar në rolin e rëndësishëm që luan fuqizimi ekonomik përmes programeve të ndryshme si rruge për tejkalimin e stigmes dhe rehabilitimin socio ekonomik.
Vizita e Delegacionit te aktivisteve nga Ukraina, përfaqësueseve te shoqërisë civile dhe Mekwege Foundation, u realizua përmes mbështetjes se Ambasadës Suedeze – Sida dhe projektit te asistencës teknike për ABGJ – NIRAS-CPM Internacional