Agjencia për Barazi Gjinore në bashkëpunim me Fondacionin Friedrich Ebert Stiftung me zyre në Kosovë dhe Shqipëri sot kanë mbajtur dy takime
.jpg)
November 10, 2022
Agjencia për Barazi Gjinore në bashkëpunim me Fondacionin Friedrich Ebert Stiftung me zyre në Kosovë dhe Shqipëri sot kanë mbajtur dy takime. Takimi i parë u mbajt me grupin e eksperteve të Ekonomisë në Tiranë, si dhe takimi tjetër me zëvendës Dekanin e Fakultetit të Ekonomisë Prof.Dr Fatmir Memaj, Profesor si dhe studentët e Fakultetit të Ekonomisë në Universitetin e Tiranës. Me këtë rast në dy takime Prof. Joyce P.Jacobsen prezantoj librin e përkthyer në gjuhën shqipe Ekonomiksi Gjinor.
ABGJ dhuroj 20 kopje të librit "Ekonomiksi Gjinor" për Bibliotekën e Fakultetit.