Agjencia për Barazi Gjinore/ZKM ka mbajt takimin e radhës me Zyrtare për Barazi Gjinore në nivelin lokal dhe qendror si dhe ndau mirënjohje për Zyrtaret për Barazi Gjinore tashme të pensionuara
Agjencia për Barazi Gjinore/ZKM ka mbajt takimin e radhës me Zyrtare për Barazi Gjinore në nivelin lokal dhe qendror si dhe ndau mirënjohje për Zyrtaret për Barazi Gjinore tashme të pensionuara
Kryeshefja Ekzekutive e ABGJ Edi Gusia gjatë takimit prezantoj te dalurat nga raporti i monitorimit për zbatimin e Programit të Kosovës për Barazi Gjinore. Ndërsa, Shpresa Zariqi Shefe e Divizionit për Bashkëpunim prezantoi Planin e punës së ABGJ për vitin 2023.
Gjatë takimit u diskutuan edhe aktivitetet qe do ti zhvilloj Agjencia me komunat gjatë vitit 2023 si dhe u dakorduan për inicimin e një cikli te trajnimeve sipas prioriteteve te vendosura nga PKBGJ.
Agjencia për Barazi Gjinorë ndau mirënjohje për kontributin dhe punën e palodhshme për ish Zyrtaret për Barazi Gjinore tashme të pensionuara te cilat janë: Drita Klaiqi nga Komuna e Gjilanit, Sanije Mavraj nga Komuna Istogut, Hyka Imeri nga Komuna e Skenderajt, Remzije Maloku nga Komuna e Klinës, Gjyste Dabaj nga Komuna e Lipjanit, Sabahate Qorkadiu nga Komuna e Pejës, Fatime Jasiqi nga MASHT, Kadrije Myrtaj nga MAPL, Zyrafete Murati nga MAP, Nezaqete Rukovci nga MKRS si dhe Asrije Bajgora nga QKUK.