.jpg)
Agjencia për Barazi Gjinore/ZKM në bashkëpunim me Institutin e Kosovës për Administratë Publike, në koordinim me Ministrinë e Drejtësisë, dhe me mbështetje të asistencës teknike të Un Women janë duke mbajt trajnim një ditor për "Parandalimin dhe Trajtimin e rasteve të ngacmimit seksual në vendin e punës" 25 persona në pozitat udhëheqëse në kuadër të Minisrtisë së Drejtësisë.
Gjatë trajnimit do të prezantohen format e ngacmimit seksual, politikat kundër ngacmimit seksual në organet e administratës publike, krijimi i një kulture të respektit brenda vendit të punës, zingjiri i menaxhimit të rasteve të ngacmimeve seksuale etj.