Nën iniciativën e Zyrtarëve për Barazi Gjinore në nivel lokal dhe në organizimin e Agjencisë për Barazi Gjinore, u mbajt një trajnim me temën "Promovimi i Barazisë Gjinore përmes Teknologjisë Informative të Avancuar"

Nën iniciativën e Zyrtarëve për Barazi Gjinore në nivel lokal dhe në organizimin e Agjencisë për Barazi Gjinore, u mbajt një trajnim me temën "Promovimi i Barazisë Gjinore përmes Teknologjisë Informative të Avancuar". Në këtë trajnim morën pjesë 19 Zyrtarë për Barazi Gjinore (ZBGJ). Qëllimi i trajnimit ishte forcimi i kapaciteteve të pjesëmarrësve në përdorimin e teknologjisë së avancuar digjitale, ndikimin e teknologjisë dhe sigurisë kibernetike në aspektin gjinor, si dhe rëndësinë e përdorimit të inteligjencës artificiale për hartimin e politikave gjinore. Trajnimi u mbështet me asistencë teknike nga UN Women Kosovo