ABGJ mirëpret përfaqësuesit e , OKB-së dhe në UN Women Kosovë

September 12, 2025

Drejtoresha e Agjencisë për Barazi Gjinore (ABGJ), Edi Gusia, mirëpriti në takim  Koordinatorin e ri të Zhvillimit i OKB-së, z. Stephen O’Malley, i cili ka nisur detyrën e tij në Prishtinë  dhe Vlora Nushi, Drejtoreshë e Zyrës së UN Women në Kosovë

Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi rreth bashkëpunimit te ndërsjellët , duke u fokusuar në identifikimin e mundësive të reja për bashkëpunim dhe prezantimin e agjendës së barazisë gjinore në  Kosovë.

Palët ndanë përvojat dhe praktikat e tyre në fushën e zhvillimit të politikave të barazisë gjinore, duke theksuar rëndësinë e koordinimit institucional dhe partneritetit për fuqizimin e grave dhe vajzave në shoqëri. Përfaqësuesi i OKB-së dhe  UN Women  shprehën gatishmërinë e tyre për të mbështetur Agjencinë në realizimin e objektivave , ndërsa ABGJ vlerësoi kontributin e tyre në avancimin e agjendës së barazisë gjinore në Kosovë.

Takimi përfundoi me zotimin e përbashkët për të thelluar partneritetin dhe për të ndërtuar iniciativa të reja që kontribuojnë në zhvillimin e qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës të vendit.