Përfaqësues nga Republika e Kosovës po marrin pjesë në Forumin për Barazi Gjinore në kuadër të Procesit të Berlinit 2025, i cili po zhvillohet më 10 shtator 2025, në Sarajevë

September 12, 2025

Përfaqësues nga Republika e Kosovës po marrin pjesë në Forumin për Barazi Gjinore në kuadër të Procesit të Berlinit 2025, i cili po zhvillohet më 10 shtator 2025, në Sarajevë.

Forumi, i organizuar nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, Qeveria e Bosnjë dhe Hercegovinës dhe Qeveria Federale e Gjermanisë, këtë vit mban temën:" Drejtë Shoqërive të Barabartë-Barazia gjinore si shtytës i procesit rajonal” duke synuar të theksojë rolin transformues të barazisë gjinore në avancimin e paqes, mirëqenies dhe përfshirjes në Ballkanin Perëndimor.

Në kuadër të Forumit, pjesëmarrësit nga Kosova po kontribuojnë me përvoja dhe perspektiva të ndryshme mbi sfidat dhe mundësitë për fuqizimin e barazisë gjinore në vend dhe rajon.

Nga Kosova, prezantuan Kolonele Afërdita Mikullovci, nga Asociacioni i Grave Police, e cila ndau përvojen në parandalimin dhe trajtimin e dhunës online ndaj grave si dhe Eliza Hoxha, Deputete e Kuvendit të Republikës së Kosovës, e cila foli mbi rolin e grave në planin e urbanizmit dhe zhvillimin kulturor.

Pjesë e delegacionit ishin; Mimoza Kusari Lila Deputete në Kuvendin e RKS, Marqe Selmanaj, nga niveli lokal, Edi Gusia dhe Shpresa Zariqi Llabjani nga ABGJ, Kaltrina Ademi Oruqi MPJ, Vlora Nushi Un Women, Lule Demolli QKSGJ, Rrezarta Delibashzade Krasniqi D4D.

Ky forum shërben si një platformë e rëndësishme rajonale për shkëmbimin e përvojave dhe forcimin e bashkëpunimit mes vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Pjesëmarrja e Kosovës në këtë proces nënvizon angazhimin institucional dhe shoqëror për të promovuar barazinë gjinore si një vlerë themelore dhe si një parakusht për shoqëri më të drejta dhe më të qëndrueshme.

Ngjarja e mbështet nga GIZ Kosovo dhe British Embassy Pristin