Agjencia për Barazi Gjinore në shënim të muajit Tetor, Muaj i Ndërgjegjësimit për Kancerin e Gjirit ka ndriçuar ndërtesën e Qeverisë së Republikës së Kosovës

October 14, 2024

Agjencia për Barazi Gjinore ka organizuar një aktivitet të veçantë në shënim të muajit Tetor,i cili njihet si Muaj i Ndërgjegjësimit për Kancerin e Gjirit, duke ndriçuar ndërtesën e Qeverisë së Republikës së Kosovës me ngjyrën vjollcë dhe duke vendosur kordelen rozë. Kjo iniciativë shpreh solidarizimin me të gjitha gratë që janë prekur nga kanceri i gjirit dhe nxit ndërgjegjësimin për rëndësinë e kontrollit të rregullt dhe mbështetjes emocionale për ato që luftojnë këtë sëmundje. Në këtë muaj, fokusi është te fuqizimi i grave dhe ofrimi i informacionit të nevojshëm për të parandaluar dhe trajtuar kancerin e gjirit. Bashkë, ne mund të bëjmë një ndryshim të rëndësishëm në jetët e atyre që janë të prekur.