ABGJ nis procesin për hartimin e Programit të Kosovës për Barazi Gjinore, 2025-2035

December 05, 2024

Agjencia për Barazi Gjinore / Zyra e Kryeministrit sot ka mbajt takimin e parë me grupin punues ku është prezantuar metodologjia për hartimin e Programit të Kosovës për Barazi Gjinore 2025-2035, të tretin me radhë.

Ky program, që është një dokument strategjik kyç, synon të adresojë sfidat dhe të promovojë përparimin në drejtim të barazisë gjinore në vend.

Hartimi i programit përfshin një proces gjithëpërfshirës konsultativ, ku palët e interesuara nga sektori publik, shoqëria civile, partnerët vendor dhe ndërkombëtarë janë ftuar të kontribuojnë. Përmes këtij programi, Agjencia synon të fuqizojë përfshirjen e grave dhe burrave në të gjitha fushat e jetës sociale, ekonomike dhe politike, duke siguruar një qasje të barabartë për të gjithë.

Procesi i hartimit të Programit të Kosovës për Barazi Gjinore do të mbështetet nga Zyra e Un Women në Kosovë, në kuadër të Projektit Instrumenti i Barazisë Gjinore, i financuar nga Bashkimi Evropian.