Agjencia për Barazi Gjinore dhe Agjencia Suedeze për Barazi Gjinore kanë mbajtur një takim të rëndësishëm për finalizimin e një marrëveshje bashkëpunim
Agjencia për Barazi Gjinore dhe Agjencia Suedeze për Barazi Gjinore kanë mbajtur një takim të rëndësishëm për finalizimin e një marrëveshje bashkëpunimi , duke krijuar një partneritet strategjik që synon fuqizimin e mekanizmave institucional për barazi gjinore.
Ky partneritet ka për qëllim shkëmbimin e përvojave të suksesshme, dhe zhvillimin e strategjive të reja për promovimin e barazisë gjinore.
Gjatë takimit, përfaqësuesit e të dyja agjencive diskutuan mbi fushat kyçe të bashkëpunimit dhe angazhimet konkrete për zbatimin e projektit.
Në fokus të veçantë do të jetë forcimi i mekanizmave institucionalë për barazi gjinore.