Qeveria e Republikës së Kosovës në mbledhjen e 249-të, të mbajtur me dt. 26/02/2025, ka emëruar Edi Gusia, Drejtore Ekzekutive në Agjencinë për Barazi Gjinore në kuadër të Zyrës së Kryeministrit.

February 26, 2025
Qeveria e Republikës së Kosovës në mbledhjen e 249-të, të mbajtur me dt. 26/02/2025, ka emëruar Edi Gusia, Drejtore Ekzekutive në Agjencinë për Barazi Gjinore në kuadër të Zyrës së Kryeministrit.
Znj. Gusia ka shërbyer edhe më parë në këtë pozitë dhe njihet për angazhimin e saj në avancimin e të drejtave të grave dhe promovimin e barazisë gjinore në vend. Agjencia për Barazi Gjinore luan një rol kyç në hartimin dhe zbatimin e politikave që synojnë përmirësimin e pozitës së grave dhe vajzave në shoqërinë tonë.