ABGJ organizoj punëtori dyditore për integrimin gjinor me pjesëmarrjen e Zyrtarëve për Barazi Gjinore nga Ministritë e Kosovës
7-8 Prill 2025 – Agjencia për Barazi Gjinore (ABGJ) ka organizuar një punëtori dyditore , e mbështetur nga Agjencia për Barazi Gjinore Suedeze. Në këtë punetori morën pjesë zyrtarët për barazi gjinore nga ministritë e Qeveris te Republikes së Kosovës, të cilët diskutuan çështjet kyçe të integrimit gjinor dhe komunikimit strategjik.
Punëtoria u hap me një sesion mirëseardhjeje dhe prezantimin e agjendës nga Edi Gusia, Christina Alnevall dhe Anna Collins-Falk. Diskutimet e para u fokusuan në integrimin gjinor, një fushë e trajtuar nga ekspertja Setareh Shabazian Wahnström, e cila ndau perspektiva praktike mbi zbatimin e barazisë gjinore në institucionet publike.
Në ditën e dytë, sesionet u përqendruan në komunikimin strategjik, të udhëhequra nga Josefine Jakobsson, duke theksuar rëndësinë e qasjes efektive në promovimin e politikave gjinore. Një tjetër temë me rëndësi ishte ngacmimi seksual në vendin e punës dhe më gjerë, e trajtuar nga Christina Alnevall.