ABGJ në bashkëpunim me Koordinatorin Nacional Kundër Dhunës në Familje Zt.Naim Qelaj ka zhvilluar disa vizita në Gjykata dhe Prokurori Themelore në qytetet e Kosovës
Gjatë takimit me krerët e këtyre institucioneve u theksua nevoja e bashkëpunimit dhe përkushtimi i të gjithë akterëve relevant në koordinimin e aktiviteteve me qëllim të realizimit të strategjisë Kombëtare Kundër Dhunës në Familje. Në këto takime fokus i është dhënë punës së mirë të gjyqësorit dhe organeve të drejtësisë në trajtimin e rasteve nga dhuna në familje dhe njëherit hapat që duhet ndërmarrë në përmisimin e infrastrukturës ligjore dhe mekanizmave tjerë me qëllim të luftimit dhe të parandalimit të kësaj dukurie. Nga Kryetarët e këtyre gjykatave dhe Kryeprokurorët u kërkua që të caktojne gjyqtarë dhe prokuror të vecant që do të merren me rastet e dhunës në familje me qëllim të marrjes në konsiderat që këto raste duhet të kryhen me urgjencë dhe gjithashtu u njoftuam që një pjesë e madhe veq i kanë të caktuar Koordinatorët për dhunën në familje.Në të gjitha këto takime gjithashtu u potencua dhe fakti i mbledhjes së të dhënave për këto vepra të dhunës në familje dhe mënyra e raportimit të tyre.ABGJ në bashkëpunim Koordinatorit Nacional Kundër Dhunës në FamiljNaim Qelaj ,ka zhvilluar disa vizita në Gjykata dhe Prokurori Themelore në qytetet e Kosovës .