Është mbajtur Konferenca “Drejtësia për të mbijetuarat e dhunës seksuale të ndërlidhur me konflikt sfidat dhe rruga përpara” e organizuar nga organizata jo qeveritare UN Women
U mbajt konferenca me teme “Drejtësia për të mbijetuarat e dhunës seksuale të ndërlidhur me konflikt sfidat dhe rruga përpara” e iniciuar nga organizata jo qeveritare “UN Women.
Këtë konference me një fjalë rasti e përshëndeti Kryeshefja Ekzekutive e ABGJ-së Znj.Edi Gusia e cila theksoi se “në ende kemi ngecur në pjesën më të rëndësishme të procesit për të cilin duhet ta fillojmë një debat konstruktiv jo të lehtë i cili nuk do të ketë ndoshta shumë ithtar dhe i cili ka të bëjë me çështjen e reparacionit. Takimet si ky i sot duhet të na shërbej që të iniciojmë diskutimin e një procesi i cili duhet ta vë në qendër të dialogut ndër shtetëror çështjen e reparacionit.Reparacioni duhet parë si pjesë e dialogut ndër shtetëror Ksoovë-Serbi dhe njohjes së dhunës së ushtruar dhe drejtësisë së munguar dhe kjo drejtësi duhet vendosur. Mos pjesëmarrja e grave dhemos trajtimi i çështjes së reparacionit për të mbijetuarit e dhunës seksuale si pjesë e dialogut ndërshtetëror është pjesë e munguar e dialogut”,vuri theksin znj.Gusia .
Në këtë konferencë me nga nje fjale rasti e përshendeten ,Këshilltari politik i kryeministrit të Kosovës, Jahja Lluka, Koordinatorja për Zhvillim e Kombeve të Bashkuara, Ulrika Richardson dhe ish presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga
Ndryshe, me qëllim që zëri i viktimave të dhunës seksuale të dëgjohet sa më shumë dhe shoqëria t’i mbrojë ato në Ditën ndërkombëtare për eliminimin e dhunës seksuale në konflikte, është bërë lansimi i kampanjës dy vjeçare “Bëhu zëri im”.