U mbajtë Konferenca “Dimensioni Gjinor i Procesit të Integrimit Evropian në Kosovë”
Ministria e Integrimit Evropian ka organizuar Konferencën “Dimensioni gjinor i procesit të Integrimit Evropian në Kosovë”,konferencen e hapi Ministrja, Dhurata Hoxha, e cila tha "se fuqizimi i rolit të gruas në biznes dhe ndërmarrësi është prioritet i shoqërisë kosovare. Është kënaqësi që çdo ditë e më shumë shohim gra të fuqishme në profesione të ndryshme, duke portretizuar fuqizimin e gruas si një qëllim të përbashkët që na bashkon përtej vështirësive sociale ekzistuese në Kosovë.Rruga e integrimeve evropiane e Kosovës mund të na ndihmojë të përparojmë në këtë drejtim. Barazia Gjinore është ankoruar si një vlerë e përbashkët e shteteve anëtare të BE në Traktatin e Lisbonës të vitit 2007. Ajo shprehet gjithashtu në Kartën e BE-së për të Drejtat Themelore, neni 23, i cili parasheh që Barazia midis burrave dhe grave duhet të sigurohet në të gjitha fushat, duke përfshirë punësimin, punën dhe pagën”theksoi Ministrja, Dhurata Hoxha .
Ambasadori i Gjermanisë, Christian Heldt, i cili mori pjese në këtë Konference tha se gratë në vendimmarrje kanë një kualitet të lartë të lidershipit .Gratë në vendimmarrje të brendshme kanë një kualitet lidershipi, varsisht se ku punon administrata publikë e biznes, dhe se ajo shoqëri që nuk e përdor këtë potencial i mungon gjysma e potencialit të shoqërisë" theksoi Ambasadori i Gjermanisë.
Edi Gusia, Kryshefe Ekzekutive në Agjencinë për Barazi Gjinore, tha se "ne kemi filluar ta gjejmë vlerën, e ta shohim domosdoshmërinë e Barazisë Gjinore në procesin e integrimit Evropian dhe ajo ende mbetet në margjinat e procesit. Për sa kohë vet instrumentet që shtyjnë procesin e integrimit evropian duke qenë neutral nga aspekti Gjinorë ose të pamjaftueshme me elementin gjinore nuk do të kemi procese të integrimit evropian në koherence me vlerat e integrimit gjinore. Ajo që duhet të vejmë në dukje është që mungesa të tilla na shfaqen edhe në dokumentet që ne prodhojmë, për shkak të një direktive të varfër me rekomandime dhe detyrime pro gjinore, dhe kjo domosdoshmërisht do të reflektohet me dokumente pamjaftueshmërisht të konsoliduar me perspektiven gjinore. Dhe këtu mund të ju sjelle të dy anët e medaljes me një shembull:
a) Skema Young cell e komisionit , është e vërtetë qe përfaqësimi gjinore është i kënaqshëm, dhe vajza dhe djem nga Kosova si profesionist/e te ri kane përfituar shumë, por ajo qe vihet në pikëpyetje është sa prej tyre kane përfituar ndonjë burse për të studiuar çështjet gjinore, dhe të mos harrojmë se edhe programet akademike që ata kanë ndjekur janë shpeshherë ‘neutrale në aspektin gjinorë’ ose pamjaftueshmërish bartin perspektiven gjinore pasi ky është një problem që vihet re në kurikulen e arsimit terciarë në tëre Bashkimin Evropian. Natyrisht qe ne kemi përfituar nga dija e tyre, por do të përfitonim edhe me shume sikurse këta djem dhe vajza të reja të kishin një qasje dhe kuptim tjetër ndaj çështjeve gjinore dhe që do të na ishte reflektuar në dokumente zyrtare me të mira për nga përfshirja cilësore e perspektives gjinore. Ne po ashtu përfitojmë nga iniciativat që Komisioni ndërmerr për konsolidimin socio-ekonomik të vet unionit, por edhe duke ju kërkuar vendeve të Ballkanit Perëndimorë që ti bashkëngjiten këtyre iniciativave, dhe sjell këtu shembullin e strategjisë evropiane për zhvillim socio-ekonomik tëquajtur Horizonti 20-20, konceptualish dhe Strategjia nacionale për zhvillimin ekonomik të Kosovës ndjek të njëjtat parime, dhe për herë të parë në një dokument strategjik të këtij lloji Komisioni Evropian flet për rritje gjithëpërfshirëse dhe jo thjeshtë për zhvillim apo rritje ekonomike siç e kemi dëgjuar për vite me radhë . Rritja gjithë përfshirëse do te thotë përfshirje aktive te grave dhe burrave me qasje te barabarte dhe mundësi të barabarta. Parimisht të dy dokumentet flasin për rritje gjithëpërfshirëse por kur vijmë në zhvillimin e hapave konkret ne të dy rastet përballemi me faktin ku perspektiva gjinore dhe fuqizimi i grave le për të dëshiruar qofte njeri qofte tjetri dokument, pasi që kane aktivitetet minimale që nuk dalin nga fusha tradicionale që jemi mësuar ti shohim gratë, pra ky lloj shkrirje i parimit te rritjes gjithëpërfshirëse nuk na siguron arritjen e qëllimeve me të cilat kemi hartuar këta dokumente. P. sh te Strategjia zhvillimore kemi vetëm dy veprime kopshtet publike dhe qasja në prona, duke përjashtuar të gjitha domenet e tjera dhe duke e lënë të pa prekur marrëdhëniet institucionale gjinore dhe pa ri-ndërmarrje te marrëdhënieve gjinore institucionale nuk mund të ketë zhvillim gjithëpërfshirës.
b) Natyrisht që ne përfitojmë edhe nga krijimi dhe përdorimi i instrumenteve që kane marre rruge brenda BE-s, dhe dua të përmend këtu Strategjinë për rregullim më të mirë që përmes instrumenteve të matjes se ndikimit për gjithë politikat apo legjislacionin e propozuar kërkon të hartohen mbi bazën e evidencës faktike, dhe të kemi politika publike të mire informuara të cilat nuk lëne mënjanë perspektiven gjinore dhe synojmë të matim ndikimin e ndërhyrjeve të mundshme pozitive apo negative mbi burrat dhe gratë si dhe segmente te caktuara shoqërore brenda këtyre dy grupeve shoqërore. Me mbështetjen e SIDA’S është bere instrumenti dhe manuali për vlerësimin e ndikimit gjinorë i cili do të testohet, në mënyrë që institucionet të njoftohen dhe aftësohen për matjen e ndikimit gjinore te draft akteve të ardhshme.
c) Iniciativa tjetër për Buxhetimin Gjinore së bashku meanalizëne impaktit janë instrumente të asaj qe e njohim si ‘Gender Mainstreaming’ , që bazën e ka tek definicionet e Këshillit te Evropës dhe jemi duke punuar në drejtim të hartimit të aktin nene ligjore i cili do te ofroj më shumë qartësi se si duhet zbatuar dhe planifikuar buxhetin me perspektivë gjinore. .
d) Indeksi i Barazisë Gjinore të cilin planifikojmë ta realizojmë me ndihmën e Institutit Evropian për Barazi Gjinore, është në të njëjta standarde dhe platforma tashmë të vendosuranga Institucione si Eurostati dhe EIGE në të cilat ne ftohemi si përfaqësues të barabarte dhe të rregullt .
e) PKBGJ është platforma e punës, ose thënë më mirë ombrella institucionale për veprim për institucionet e Kosoves drejt ndërmarrjes së veprimeve për arritjen e Barazisë Gjinore në nivel vendi. Kjo është një politike publike obliguese për të gjitha intstitucionet . Siç jeni të njoftuar ky plan veprimi është në proces e hartimit nën udhëheqjen e ABGJ-së e me mbështetjen e SIDA’s, në një proces ndërsektorial dhe me angazhimin e shoqërisë civile dhe universitetit, dhe do te fokusohet në tri shtylla :
• Fuqizimin Ekonomik të grave dhe vajzave
• Zhvillimi njerëzorë, rolet gjinore dhe mediat
• Qasja ne drejtësi dhe siguri
Sa i përket analizës gjinore e cila bëhet ne baza te rregullta dua të ve ne dukje qe vetëm vitin e kaluar kemi ofruar komente për 27 draft ligje dhe draft politika publike me perspektivë gjinore, por ajo qe është per tu shqetësuar është mungesa e vullnetit institucional per te inkorporuar perspektiven gjinore përmes rishikimeve dhe komenteve qe kemi prezantuar , duhet ta kemi te qarte se përpara se te dalim ne konsultime me bashkëpunëtorët e jashtëm institucionet e Kosovës duhet te sigurohen te sigurojnë gjithë përfshirjen institucionale, dhe duhet te kuptohet qe mekanizmat gjinorë ne Kosovë janë pjesë e këtyre institucioneve dhe janë aktore me mandat te përcaktuar per te siguruar përfshirjen e perspektives gjinore ne gjithë instrumentet politiko ligjore qe institucionet hartojnë dhe aprovojnë. Prandaj ekspertiza e ofruar ose anashkaluar e mekanizmave gjinorë mes te cilave ABGJ dhe zyrtaret per barazi gjinore nuk duhet trajtuar si një mundësi por si një domosdoshmëri.
Nga pikëpamja institucionale dua te ve ne dukje se ne te gjitha dokumentet e fundit te lëshuara nga Komisioni Evropian kërkohet vendosja e zyrtarëve per barazi gjinore si dhe krijimi i institucioneve me te larta te strukturave per barazi gjinore te cilat duhet te pozicionohen ne nivelet me larta , fatmirësisht Kosova i ka parapri këtij procesi dhe qe nga viti 2004 ABGJ është ne ZKM dhe mekanizmat gjinore janë ne te gjitha ministritë e linjës dhe komuna si dhe institucione tjera publike. Andaj duhet te fuqizojmë atë qe e kemi si praktike te mirë, te thellojmë bashkëpunimin, të kërkojmë llogaridhënie dhe transparencë për procese dhe mekanizma" theksoi Znj.Gusia .