Mbahet puntoria e dyte për hartimin Rregullores për detyrat dhe përgjegjësitë e Zyrtarëve për Barazi Gjinore në Ministri dhe Komuna
Agjencia për Barazi Gjinore në kuadër të Zyrës së Kryeministrit ka vazhduar punën me grupin punues për Hartimin e Rregullores për detyrat dhe përgjegjësitë për Zyrtarët/et përkatës për Barazi Gjinore në Ministri dhe Komuna. Hapjen e takimi e bëri Kryeshefja Ekzekutive e ABGJ-së Edona Hajrullahu, e cila falënderoi të pranishmit për kontributin e dhënë gjatë hartimi të kësaj rregullore.
Kjo rregullore ka për qëllim organizimin institucional dhe caktimin e kompetencave, përgjegjësive dhe përshkrimin e detyrave për Zyrtarët/et për Barazi Gjinore.Ndryshe, Zyrtarët/et për Barazi Gjinore në Ministri dhe Komuna përfaqësojnë mekanizma të kualifikuar institucionalë për koordinimin, zbatimin, integrimin, monitorimin dhe promovimin e barazisë gjinore, në të gjitha nivelet e qeverisjes institucionale dhe politikave publike të Republikës së Kosovës.
Hartimi i rregullores si dhe takimi janë mbeshtetur nga organizatat GIZ dhe Helvetas.