Mbahet trajnimi - Integrimin Gjinor në Planifikim Hapësinor
Agjencia për Barazi Gjinore në partneritet me Un Women dhe Programin për Mbështetje të Planifikimit Hapësinor Komunal (MuSPP) ka mbajtur trajnim me temë “Integrimin Gjinor në Planifikim Hapësinor”.
Qëllimi i këtij trajnimi ka qenë ti ofroj pjesëmarrësve këshilla mbi Integrimin Gjinor, Mardhënjet Gjinore, në lidhje me Hapësirën dhe Planifikimin Zhvillimore Hapësinor. Një Planifikim Hapësinor me perspektivë gjinore, nënkupton standarde që iu garantojnë grave dhe vajzave siguri personale, qasje të duhura në hapësirat publike, lëvizshmëri, strehim si dhe shërbime të ndryshme publike.
Ky trajnim është mbajtur tri ditë radhazi, ku kanë qenë të përfshirë gjithsejtë gjashtëdhjetë (60) Zyrtarë nga Agjencia për Barazi Gjinore, ZBGJ nga niveli qendror dhe lokal, si dhe zyrtar tjerë nga Institucione të ndryshme.
Në fund për të gjithë pjesëmarrësit janë ndarë certifikata.