ABGJ Prezentoi në tryezen“ Fuqizimi i Grave Përmes Ngritjes së Vetëdijes për të Drejtat Pronësore të Grave”
Me 25 Gusht 2016 , delgacioni nga Agjencia për Barazi Gjinore mori pjesë në tryezën e diskutimit në Mitrovicën e Veriut me temën: “ Fuqizimi i Grave Përmes Ngritjes së Vetëdijes për të Drejtat Pronësore të Grave” të organizuar nga Advocacy Center For Democratic Culture /ACDC, në të cilen tryez është prezantuar Ligjin për Barazi Gjinore, risitë që sjellë ky ligji me theks të veçantë në lëmin e të Drejtave Civile- e Drejta Pronësore dhe e Drejta në Trashëgimi .Vëmendje e veçantë iu kushtua në prezantimit të dispozitave të Ligjit mbi Familjen e Kosovës, e posaçërisht Institucionit të martesës, bashkësisë jashtëmartesore /bashkësi faktike/ marrëdhënieve pasurore, pronës së përbashkët dhe asaj e veçantë, administrimit te saj e kështu me radhe. Po ashtu u prezantuan dispozitat e ligjit te cilat e barazojnë bashkësinë jashtëmartesorë /faktike/ me martesën,derisa u prezantuan dhe Ligjit mbi Trashëgimin, Ligji për Mbrojtje nga Dhuna ne Familje, Procedurat Standarde të Veprimit -te dhe Mekanizmat Institucional per trajtim te rasteve te dhunës ne familje, roli dhe rëndësia e tyre.
Të pranishmit u njoftuan me vendimin “UA nr.03/2016, për Masat e Veçanta për Regjistrimin e Pronës së Paluajtshme te Përbashkët në emër të të dy Bashkëshortëve” duke iu referuar benefiteve që ofron kjo masë afirmative me rastin e regjistrimit të pronës së përbashkët të paluajtshme në emër të dy bashkëshortëve. Prezantimin e ndoqën rreth 40 pjesëmarrës, të cilët parashtruan pyetje për gjithë kornizën ligjore që garanton Barazinë Gjinore në Republikën e Kosovës. Në emër të Agjencisë e prezent në Tryez ishte Zt.Naser Ajeti – Zyrtarë i Lartë për Legjislacion.