Agjencion për Barazi Gjinore dënon rëndë dhunën ndaj vajzes respektivisht të miturës në fshatin Ratkoc
Agjencion për Barazi Gjinore si Institucionit më i lartë në nivel të vendit për Barazi Gjinore dënon rëndë dhunën ndaj vajzes respektivisht të miturës në fshatin Ratkoc, të Komunës së Rahovecit.
Dhuna është e papranueshme dhe si e tillë e dënueshme me legjislacionin në fuqi dhe nisur nga kjo ABGJ kërkon që rasti i kësaj vajze të trajtohet me seriozitetin e duhur nga institucionet përkatëse, duke ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për trajtimin e rastit në menyrë që rastet e tilla mos të ndodhin por edhe të mos përseriten .
ABGJ inkurajonë qytetarët e Repubikës së Kosovës që rastet e tilla të mos i heshtin ato nuk janë probleme që i takojnë një familje ,por i takojnë gjithë shoqërisë, prandaj të gjithë duhet të kontribuojme në lajmerimin dhe parandalimin e tyre.