Agjencia për Barazi Gjinore në bashkëpunim me IKAP kanë pregatitur kurikulen e re për Barazi Gjinore
Agjencia per Barazi Gjinore në bashkëpunim me IKAP kanë pregatitur kurikulen e re për Barazi Gjinore dhe kanë bërë selektimin dhe organizimin e trajnimit të pare për trajner për Barazi Gjinore i cili është mbajtur me datë 21-29 mars .
Qëllimi i këtij trajnimi ishte që kandidatët që kanë aplikuar për tu bërë trajnerë për Barazi Gjinore të njihen me afër me shkathtësitë dhe metodologjinë e trajnimit dhe për të fituar njohuri të reja rreth Barazisë Gjinore. Gjatë këtyre ditëve pjesëmarresit janë njohur më afër me modulet që do të prezentohen gjatë trajnimeve. I gjithë trajnimi ishte fokusuar me ligjërime dhe prezentime nga pjesëmarrësit si dhe punë individuale.
Në fund pjesëmarrësit janë vlerësuar nga një komision i përbërë nga zonja Refike Sülçevsi, drejtore e përgjithshme e IKAP, zonja Nebahate Maqedonci nga GiZ, si dhe zonja Leonora Selmani nga ABGJ.
Trajnimi është ndarë në dy pjesë dy diët e para janë mbajtur me 21 dhe 22 mars 2017 në Prishtinë kurse tri ditët tjera 27-29 janë mbajtur në Durres, Shqipëri.Ky projekt është duke u mbështetur nga organizata gjermane GiZ.
Trajnimet për Barazi Gjinore do të fillojnë të mbahen gjatë këtij viti.