U mbajt takimi i parë i Grupit Kordinues për Hartimin e Programit të Kosoves për Barazi Gjinore
Agjencia për Barazi Gjinore organizoji takimin e parë të radhës së Grupit Koordinues për hartimin e Programit te Kosovës për Barazi Gjinore. Takimi e hapi Znj. Edi Gusia, Kryeshefe e Agjencisë për Barazi Gjinore, e cila i uroj mirëseardhjen të pranishmëve dhe i njoftoj me vendimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës për themelimin e grupeve të punës për hartimin e Programit.
Znj.Blerinda Idrizi para anëtarëve të grupit të punës prezentoj metodologjinë e hartimit të Programit të Kosovës për Barazi Gjinore,ajo njofotj se në javët në vazhdim do të fillojë puna në grupet punuese, në të cilat do të marrin pjesë rreth 60 pjesëmarrës, përfaqësues të institucioneve të Kosovës, shoqërisë civile, dhe komunitetit ndërkombëtar. Në takim mori pjesë dhe Zëvendësministri i Ministrisë së Drejtësisë zt. Munir Basha i cili është dhe Koordinatori Nacional për Strategjinë e Dhunës në Familje
.Znj. Blerinda Idrizi, është Udhëheqëse e Projektit për“Forcimin Institucional të ABGJ-së dhe Mekanizmave Gjinorë në Kosovë”, projekt i financuar nga Qeveria Suedeze – Sida dhe zbatur nga Konsorciumi Niras, Indevelop, DADA6.