Agjencia për Barazi Gjinore ishte pjesë në punëtorinë e organizuar nga MASHT me teme “Trajtimi i Barazisë Gjinore në Tekstet Shkollore”
Agjencia për Barazi Gjinore mori pjesë në punëtorinë e organizuar nga MASHT me teme “Trajtimi i Barazisë Gjinore në Tekstet Shkollore”e cila u mbajtë në Durrës.Qëllim i organizimit të kesaj punëtorie ishte informimi i pjesmarrëseve lidhur me legjislacionin në fuqi që promovon Barazinë Gjinore dhe obligimet që MASHT qe dalin nga Ligji për Barazi Gjinore për të cilat obligohet MASHT ti merre parasysh gjatë hartimit të teksteve të reja shkollore.Të pranishmit u njoftuan për Barazinë Gjinore në media si një faktorë i rëndësishëm që mësuesit/es duhet ta kenë parasysh lidhur me mënyrat se si do ti informojnë nxënësit. Punëtoria u organizua nga MASHT – Zyrtarja për Barazi Gjinore.