Agjencia për Barazi Gjinore dënon ashpër sulmin fizik ndaj znj. Vitore Metaj - Stavileci
Agjencia për Barazi Gjinore/Zyra e Kryeministrit, dënon ashpër sulmin fizik ndaj znj. Vitore Metaj - Stavileci.Ky është një akt kriminel i cili duhet hetuar dhe dënuar sa më pare. Akte të tilla barbare janë të papranueshme për shoqërinë tonë dhe dënohen penalisht. Kërkojmë që rasti të hetohet me efikasitet dhe vëmendje të shtuar nga institucionet përkatëse të sigurisë dhe drejtësisë. ABGJ kërkon respektimin e ligji, shtetin e së drejtës, dhe apelon tek qytetarët e RK të dënojnë aktet e dhunës, si dhe përmbahen nga dhuna fizike e cila rrezikon jetën e individit, sigurinë publike, mbjell frikë dhe pasiguri dhe kjo është e pa tolerueshme ,Znj Stavileci i urojmë shërim sa më të shpejtë.