ABGJ ka realizuar vizitë pune në Vienë, Austri
Përfaqësues të Agjencisë për Barazi Gjinore, në bashkëpunim me përfaqësues të Institucioneve nga Zyra e Auditimit, Ministria e Financave, Zyra e Prokurimit, Zyra Ligjore, Sekretariati Kordinues si dhe nga Zyra për Planifikim Strategjik për 5 ditë radhazi, zhvilluan vizitë studimore në Vienë, të Austrisë.Qëllimi i kësaj vizite ishte njohja për së afërmi, mbi procedurat e aplikimit të Buxhetimit të Përgjegjshëm Gjinor, ku gjatë kësaj kohe u mbajten dy punëtori po me këtë temë.
Vizitat u realizuan në, Parlamentin Austriak, Kancelarinë Federale, Ministrin e Financave, Ministrin e Shëndetësisë dhe për Çështje të Grave, si dhe në Gjykatën e Auditorëve, të gjitha këto takime u mbështetën me ndërmjetësimin e projektit "Forcimi i kapaciteteve institucionale të ABGJ-së, dhe mekanizmave Gjinor në Kosovë, zbatuar nga koncersiumi Indevelop DADA6 Niras, financuar nga SIDA .