ABGJ në bashkëpunim me Fakultetin Juridik prezentoj para studenteve të Fakultetit Jurdik Komentarin e Ligjit per Barazi Gjinore
Me datë 30.10.2017 , Agjencioni për Barazi Gjinore në bashkëpunim me Fakultetin Juridik në amfiteatrin e madhe prezentoj para studenteve të Fakultetit Jurdik komentarin e Ligjit per Barazi Gjinore me që raste eshte bërë dhe shpërndarja e Komentarit të Ligjit për Barazi Gjinore.
Fjalë rasti para studentëve kishte autori i komentarit njëherësh dekani i Fakultetit Juridik Z. Haxhi Gashi, Kryeshefja ekzekutive e ABGJ-së Znj Edi Gusia dhe Prorektorja e UP znj.Teuta Pustinja .Kryeshefja Ekzekutive e ABGJ Edi Gusia falenderoj studentët për interesimin dhe i njoftoi ata për mandatin e ABGJ-së , procesin e hartimit të komentarit dhe risitë e Ligjit për Barazi Gjinore .
Studentëve në këtë rast ju shpërndan 200 kopje të komentarit dhe gjithashtu u shpërndan edhe kopje të Procedurave Standarde të Veprimit për mbrojtje nga dhuna ne familje dhe disa kopje të koncepteve dhe përkufizimeve gjinore.
Komentari u realizua me mbështetjen e SIDA’s