Agjencia për Barazi Gjinore ka organizuar trajnimin "Buxhetimi i Përgjegjshëm Gjinor dhe Analiza e Buxhetit"
Agjencia për Barazi Gjinore, ka organizuar trajnimin me 6 dhe 7 Dhjetor, lidhur me Buxhetimin e Përgjegjshëm Gjinor dhe Analizën e Buxhetit për Zyrtarët Financiar të Ministrive dhe Komunave dhe Zyrtarev për Barazi Gjinore në Komuna dhe Ministri.
Qëllimi i këtij trjanimin ishte njohja për së afërmi, mbi procedurat e aplikimit të Buxhetimit të Përgjegjshëm Gjinor.
Trajnim ishte i ndarë në katër sesione : në sesioni e parë është diskutuar lidhur me Buxhetimin e Përgjegjshëm Gjinor, Konceptet kyçe dhe Qasjet, sesioni i dytë vazhdoj me Integrimin e BPGJ-së në Qarkun Buxhetor, derisa sesioni i tretë me Analizat e Buxhetit Gjinor dhe Paraqitjen e ndryshimeve relevante në Programe dhe Alokimet Buxhetore, derisa sesioni i fundit është diksutuar lidhur me Rishikimin e praktikave të mira dhe shembujve të punës së BPGJ-së.Trajnimi u mbajt nga Ekspertja e angazhuar,Dr. Elisabeth Klatzer nga Austria e cila perveq temave te lartpërmendura prezentoi dhe praktikat e buxhetimit gjinor se si eshtë i rregullur në shtetin Austriak .
Ky trajnim është organizuar me qëllim të Forcimit të Kapaciteteve institucionale të ABGJ-së, dhe mekanizmave Gjinor në Kosovë, i zbatuar nga Koneserciumit Indevelop DADA6 Niras, financuar nga SIDA .