Me 19.12.2016 është mbajtur takimi i grupit Koordinues kundër dhunës në familje
Bazuar ne mandatin e Agjencisë për Barazi Gjinore si Zëvendës-Koordinatore dhe Zëvendës-Kryesuese e grupit koordinues kundër dhunës në familje në mungesë të Koordinatorin Nacional për dhunën në familje dhe me qëllim të Koordinimit të aktiviteteve dhe prezantimit të punës së deritanishme por edhe sfidat ,ftoi në takimi e grupit Koordinues Kundër Dhunës në Familje .
KE e ABGJ-së Edi Gusia, prezantoi aktivitetet e ABGJ-së në fushën e dhunës në familje, obligimit që ka ABGJ në Strategjinë Kombëtare Kundër Dhunës në Familje 2018 -2020. Si bartëse e procesit të hartimit të PSVE-ve ABGJ ka planifikuar të amandamentoi PSV-të, por paraprakisht do të realizohet vlerësimi i zbatimit të PSV-ve në nivel vendi në bashkëpunim me donatorin e identifikuar i cili hulumtim do ti paraqes se cilat janë sfidat dhe pengesat e deritanishme në zbatimin e ketyre procedurave.
Koordinimi ndërinstitucional vazhdon të mbetet një nga hallkat me sfiduese të sistemit referues dhe grupi u dakordua që të vazhdohet me takime koordinuese takimi i radhës të ftohet prapë nga ABGJ dhe të jetë në fillim të Shkurtit .
Rëndesi e vecantë u tha se do ti kushtohet koordinimit të trajnimeve për dhunen ne famije dhe dhunën ne baza gjinore ne nivel vendi, duke u përkujdesur të mos anashkalohen kompetencat e institucioneve dhe të mos shkaktohet huti tek qytetaret për llojin e shërbimeve dhe ndihmës të cilën janë te obliguar ta ofrojnë institucionet e ndryshme.Të gjithe mekanizmat institucional të pregatitin raportin dhe deri në Janar të dorzojnë në ABGJ në mënyre që të kemi një raport të përmbledhur narrativ për rastet .
Në këte takim u thekua se Statistikat e mbledhura në mënyrë uniforme dhe të harmonizuara në nivel ndër-institucional dhe me strehimoret vazhdojën të mbesin sfide e raportimit dhe përcjelljes së rasteve ,mbështetja finaciare me buxhet adekuat për qendrat për punë sociale vazhdon të jetë sfiduese.
Poashtu u konstatua se sfidë vazhdon të mbetet mos funksionimi i Strehimores në Prishtinë dhe financimi i Strehimoreve tjera ,MPMS i ka kryer të gjitha aktivitetet që kane të bëjn me Financimin në kontinuitet të strehimoreve. Nëse nuk vazhdohet të punohet në kontinuitet strehimoret rrezikojnë qëndrueshmërinë finaciare dhe përkujdesjen ndaj rasteve dhe tanime pritet të merret vendim nga Qeveria dhe MF .
ZBGJ në MSH të bashkepunoj me departamentin per trajnime në kuader të kësaj Ministrie që në korikulat e trajnimit për punëtoret shëndetesor të përfshihet edhe dhuna në familje.