Anëtarët e Korpusit të Paqes nga SHBA u priten në takim në ABGJ
Agjencia për Barazi gjinore me 20 Nëntor 2017 mirëpriti në takim përfaqësuesit e organizatë së Korpusit së Paqes - SHBA . Ky takim është vazhdimësi e bashkëpunimit të filluar më herët me ç ‘rast u ftuan në takim Zyrtaret për Barazi Gjinore të nivelit Komunal që në takim të drejtpërdrejtë të njoftohen me vullnetarët/et e angazhuar në Korpusin e Paqes të cilët/at veprojnë në baza vullnetare në Komunat nga dhe janë ZBGJ. Znj. Darlene Grant, Drejtoreshë e Korpusit te Paqes në Kosovë, i njoftoi të pranishmit me historikun e themelimit të Korpusit të paqes që daton nga viti 1961 dhe punën e vullenetarëve të angazhuar në promovimin e demokracisë, vlerave dhe parimeve amerikane, si dhe promovimin e vlerave dhe parimeve të shtetit ku ata veprojnë me këtë rast të Kosovës tek shoqëria amerikane. Po ashtu ajo tha se në Kosovë veprojnë për momentin 61 vullnetarë në 27 Komuna në Kosovë. Një nga parimet themelore të kësaj Organizate është promovimi i Barazisë Gjinore dhe Avancimi i të Drejtave të Grave dhe Vajzave.
Kryeshefja Ekzekutive, znj. Edi Gusia foli për mandatin dhe iniciativat e ABGJ-së, dhe mirëpriti ndihmën të cilën janë të gatshëm ta ofrojnë vullnetarët/et e Korpusit në Kosovë për bashkëpunim me Zyrtare për Barazi Gjinore në aktivitete të ndryshme duke filluar nga organizmi i kurseve të gjuhës, aktiviteteve për promovimin e Barazisë Gjinore, fuqizimin e grave dhe vajzave, senzibilizimin e opinionit përmes fushatave të përbashkëta etj. Ajo falënderoi znj Grant për përkushtimin e Qeverisë Amerikane në ndihmën e ofruara dhe promovimin e vlerave demokratike përmes punës së vullnetarëve/eve të rinjve dhe të rejave amerikanetë cilët jetojnë dhe veprojnë në Kosovë.
Në vazhdim të takimit u diskutuan mundësitë e bashkëpunimit mes ZBGJ dhe vullnetarëve/eve. Po ashtu të dy përfaqësueset u dakorduan për vazhdimësinë e bashkëpunimit .