Përfaqësues të ABGJ morën pjesë në takimin më 8-9 shkurt 2018 në IEBG (EIGE), në Vilnius
Përfaqësues te Agjencisë për Barazi Gjinore dhe përfaqësues të statistikave të Kosovës morën pjesë në takimin e 7-të të zyrtarëve nga vendet Kandidate dhe vendet Kandidate potenciale, që u zhvillua më 8-9 shkurt 2018 në Institutin Evropian për Barazi Gjinore (EIGE), në Vilnius, Lituani. Ky takim është organizuar në kuadër të projektit të Instrumentit të Ndihmës së Para-Anëtarësimit të EIGE-së.
Qëllimi i këtij takimi është që pjesëmarrësit të marrin një pasqyrë të projektit të ri që detal të bashkëpunimit e EIGE me vendet kandidate të BE dhe vendet kandidate potenciale dhe të shkëmbejnë informata rreth zhvillimeve të fundit lidhur me Barazin Gjinore.
Delagacioni i ABGJ-së prezantoj aktivitetet e realizura gjate vitit 2017 si dhe ato të planifikuara për vitin 2018. Takimi ofroi mundësi për kontribut të përbashkët në planifikimin e bashkëpunimit të mëtejshëm dhe identifikimin e prioriteteve të përbashkëta.