Është mbajtur Punëtoria e tretë për hartimin e Programit të Kosovës për Barazi Gjinore
January 30, 2018
Është mbajtur Punëtoria e tretë për hartimin e Programit të Kosovës për Barazi Gjinore si dokument strategjik i Qeverisë së Kosovës ,i cili përcakton synimet,masat dhe akterët kryesor që janë përgjegjës për arritjen e barazisë gjinore në të gjitha fushat e jetës sociale, ekonomike, politike, arsimore, shëndetësore dhe kulturore për gratë dhe burrat në Kosovë në vitet 2017-2021.
Grupi punues për hartimin e këtij dokumenti, për gjashë ditë me datë19,20, 22,23,28,dhe 29 Mars 2018, ka zhvilluar punëtori, ku është diskutuar lidhur me përcaktimin e aktiviteteve për Objektivat Specifike në fushen e Fuqizimit Ekonomik dhe Mireqenia Sociale dhe Zhvillimi Njerëzor, Të drejtat e grave, qasja në drejtësi dhe Siguria dhe Zhvillimi Njerëzor.
Punëtorit u realizuan me mbështetjen e SIDA’s Suedeze .