Agjencia per Barazi Gjinore mori pjesë në lansimin e raportit “Perspektiva e burrave për Barazinë Gjinore në Kosovë”, realizuar nga misioni i OSBE dhe Zyra e UNFPA në Kosovë.
Agjencia per Barazi Gjinore mori pjesë në lansimin e raportit “Perspektiva e burrave për Barazinë Gjinore në Kosovë”, realizuar nga misioni i OSBE dhe Zyra e UNFPA në Kosovë. Ky hulumtim ofron te dhëna se si qytetarët/et- gratë dhe burrat në Kosovë përceptojnë barazinë gjinore, rolet dhe normat kulturore. Të dhëna e dala nga hulumtim tregojnë se norma kulturore vazhdon ta sfidoj normën ligjore, legjislacionin është i duhuri por nuk zbatohet në nivel të kënaqshëm. Për të ndryshuar normën kulturore nënkupton të zbatosh ligjin me përpikmëri dhe të ndryshosh një mendësi, një mentalitet, proces i ndryshimit të mendësisë kërkon reforma dhe ndryshim të qasjeje në edukim, qasje të re në tekste shkollore, platforma të reja mësimi, dhe frymën të re që e përçojmë tek gjeneratat e reja, dhe këtu na duhet bashkëpunim më i thelluar mes institucioneve që prodhojnë dije, atyre që ofrojnë dije, atyre që aftësojnë mësimdhënës/e të ri/reja.
Ta krijosh Barazi Gjinore do të thotë të vendosësh prioritete: sociale, kulturore, politike dhe ekonomike që në qendër vënë njeriun pa dallim gjinie, etnie, moshe orientimi seksual apo fetar, dhe këtë qasje e kemi në vendosjen e objektivave në dokumentin e ri strategjik PKBGJ i cili duhet të aprovohet gjatë këtij viti dhe do të shërbej si një platformë e përbashkët veprimi për të gjithë ne që ndër vite punojmë së bashku ne agjendën e çështjeve gjinore.
Hulumtimi: https://www.osce.org/mission-in-kosovo/382507