ABGJ mori pjesë në Konferencën mbi Përparimin Standardeve bazuar në Konventën e Stambollit i mbajtur në Ulqin
Përfaqësues nga Agjencia për Barazi Gjinore nga data 11-13 qershor 2018, qëndruan në Ulqin, Mal të Zi, ku morën pjesë në panelin e parë në Konferencën mbi Përparimin Standardeve bazuar në Konventën e Stambollit kundër dhunës në baza gjinore, dhunës në familje, organizuar nga UN-WOMEN me përfaqësi në Kosovë.
Gjatë takimit ABGJ prezantoj punën dhe mënyrën e bashkëpunimit me mekanizmat koordinues për mbrojtje nga dhunën në familje, të themeluar nga disa Komuna të Kosovës, si dhe për bashkëpunimin e vazhdueshëm që ka me Koordinatorin Nacional për Mbrojtje nga Dhuna në Familje, për vazhdimin e themelimit të mekanizmave tjerë koordinues në komunat tjera, sipas Strategjisë Nacionale për Mbrojtje nga Dhuna në Familje.Në këtë konferencë nga Kosova ishin prezent: Zv. Ministri i Drejtësisë, Përfaqësues nga Policia e Kosovës, Forumi i grave gjyqtarëve dhe prokurorëve, përfaqësues nga Mekanizmat Koordinues për mbrojtje nga dhuna në familje, Mbrojtësit e viktimave, Koalicioni i strehimoreve, Qendra e shërbimeve sociale, psikolog si dhe përfaqësues nga UNWOMEN.
Gjatë qëndrimit në Ulqin, përfaqësues nga Kosova, të shoqëruar nga Ambasadori i R. Kosovës në Mal të Zi, Skender Durmishi, janë pritur në takim nga Ministri i të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave në Mal të Zi, Mehmet Zenka.
Në këtë takim u diskutua për bashkëpunimin ndër shtetëror në avancimin e politikave në luftimin e dhunës në familje dhe avancimin e pozitës së gruas dhe barazisë gjinore për projektet që janë në interes të dy vendeve, për pozitën e shqiptarëve në Malin e Zi si dhe me mundësinë e bashkëpunimit në të ardhmen.