Përfaqësues të ABGJ-së moren pjesë në forumin e organizuar nga MAPL
Me ftesë të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal përfaqësues nga Agjencia për Barazi Gjinore mori pjesë në takimin e mbajtur në Prizren me datë 20 Qershor 2018 . Takimi kishte për qëllim që përmes forumit ti bashkoj gratë përfaqsusese të instucioneve të Qeverisë Qendrore dhe lokale për shtjellimin e qështjeve kyqe lidhur me sfidat dhe fuqizimin e rolit të gruas në qeverisje.
Pjesëmarrës në forum ishin : Rozafa Ukimeraj Sekretare e përgjithshme ne MAPL ,Leonora Selmani shefe DL ne ABGJ Nënkryetari i Komunës së Prizrenit . Eshref Memaj , Nënkryetare e Komunës së Suharekës Mihrije Suka , Drejtoreshë në Komunen e Malisheves Besarta Ramaj nga Shoqëria Civile mori pjesë Tringa Kasemi.
Përfaqesuesja e ABGJ-se potencoi që gjithmone do te jemi të gatshëm të perkrahim forume të tilla për ngritjen dhe fuqizimin e grave në vendimmarrje.