Zyrtarja për Barazi Gjinore në Komunen e Klinës ka organizuar puntorinë ’’Prezantimi i Instrumenteve Ligjore që rregullojnë Barazinë Gjinore në Kosovë’’
Në punëtorin ’’Prezantimi i Instrumenteve Ligjore që rregullojnë Barazinë Gjinore në Kosovë’’ të organizuar nga Zyrtarja për Barazi Gjinore e Komunës se Klinës Znj. Remzie Maloku mori pjesë dhe një delegacioni ABGJ-së. Punëtoria është mbajtur në Klinë me datë 28 Qershor 2018 .
Kjo punëtori kishte karkter një ditore ku përveq që kishte qëllim prezantimin e instrumenteve ligjore që rregullojnë barazinë gjinore në Kosovë, kishte qëllim ti informojmë gratë përfaqësuese në institucione për Ligjin për Barazi Gjinore , sfidat ,fuqizimin e rolit të gruas në qeverisje dhe për detyrat dhe përgjegjësit e zyrtarëve përkatës për Barazi Gjinore në nivelin Komunal dhe Lokal .
Pjesëmarrës në këte punëtori kan qenë : Zyrëtar nga Komuna e Klinës , Zyrtar nga Agjencia për Barazi Gjinore gjegjësisht nga Divizioni i Legjislacion Naser Ajeti dhe Refiqe Murtezi, përfaqësues nga OSBE-ja , Shoqëria Civile dhe përfaqësues nga OJQ-të.