ABGJ në bashkëpunim Koordinatorin Nacional Kundër Dhunës në Familje Naim Qelaj ka zhvilluar disa vizita në Gjykata dhe Prokurori Themelore në qytetet e Kosovës
Gjatë takimit me krerët e këtyre institucioneve u theksua nevoja e bashkëpunimit dhe përkushtimi i të gjithë akterëve relevant në koordinimin e aktiviteteve me qëllim të realizimit të strategjisë Kombëtare Kundër Dhunës në Familje.
Në këto takime focus ju dha punës se mirë të gjyqësorit dhe organeve të drejtësisë në trajtimin e rasteve nga dhuna në familje dhe njëherit hapat që duhet ndërmarrë në përmisimin e infrastrukturës ligjore dhe mekanizmave tjerë me qëllim të luftimit dhe të parandalimit të kësaj dukurie.
Nga Kryetarët e këtyre gjykatave dhe Kryeprokurorët u kërkua që të caktojne gjyqtarë dhe prokuror të vecant që do të merren me rastet e dhunës në familje me qëllim të marrjes në konsiderat që këto raste duhet të kryhen me urgjencë dhe gjithashtu u njoftuam që një pjesë e madhe veq i kanë të caktuar Koordinatorët për dhunën në familje.
Në të gjitha këto takime gjithashtu u potencua edhe fakti i mbledhjes së të dhënave për veprat e dhunës në familje dhe mënyra e raportimit të tyre.ABGJ në bashkëpunim Koordinatorit Nacional Kundër Dhunës në FamiljNaim Qelaj ,ka zhvilluar disa vizita në Gjykata dhe Prokurori Themelore në qytetet e Kosovës .