Agjencia për Barazi Gjinore u takua me anëtarët e Korpusit të Paqës
January 30, 2018
Përfaqësues të Agjencisë për Barazi Gjinore të kryesuar nga Kryeshefja Ekzekutive Edi Gusia, u takuan me anëtarët e rinj të korpusit të paqes në Komunën e Kamenicës.Në takim u bisedua për rezultatet e mira të projektit i cili u realizua nga vullnetarët e Korpusit të Paqes, ku deri me tani janë ndërmarrë aktivitete të shumta nga fusha specifike, duke përfshirë arsimin, zhvillimin e komuniteteve, zhvillimin ekonomik dhe fusha të tjera.
Gjatë takimit nga ABGJ u prezantua, Ligji për Barazi Gjinore, mekanizmat institucional të barazisë gjinore, si dhe plani i punës së ABGJ-së.