Përfaqësues të Institucioneve të Republikë së Kosovës të kryesuar nga ABGJ kanë qëndruar për vizitë pune në Stokholm, Suedi
Përfaqësuesit nga Agjencia për Barazi Gjinore, Zyra e Prokurimit, Zyra për Koordinim të politikave, Zyra Ligjore, Ministria e Financave, Zyrtare për Barazi Gjinore nga niveli qendror dhe lokal, kanë qëndruar për disa ditë radhazi për vizitë pune në Stokholm të Suedisë. Gjatë ditës së parë delegacioni nga Kosova u prit në vizitë nga Zyra e Qeverisë Suedeze, Ministria e Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale, Divizioni për Barazi Gjinor.Në këto takime temat u diskutuan për këto tema Politika dhe Objektivat e Barazisë Gjinore, Qeveria Feministe Suedeze, Buxhetimi Gjinor, Iniciativa qeveritare “Barazi Gjinore në Agjencinë Publike”, (JIM), si dhe Vlerësimet e Ndikimit Gjinor.
Derisa në ditën e dytë përfaqësuesit e Institucioneve të Republikës së Kosovës u takuan me Bordin Administrativ të Qarkut (BAQ) të Stokholmit, në të cilin takim u diskutua rreth Strategjisë së Barazisë Gjinore dhe Integrimit Gjinor në nivel rajonal dhe për Punën e Brendshme të Bordit Administrativ për Integrimin Gjinor.
Takimet vazhduan në Shoqatën Suedeze të Autoriteteve Lokale dhe Rajoneve, ku u diskutua Barazia Gjinore në nivel lokal, Projekti i integrimit Gjinor në nivelin lokal “Modellkommuner”, si dhe Buxhetimi Gjinor në nivel lokal, takimet vazhduan në Agjencin Suedeze e Sigurimeve Shoqërore, ku teme diskutimi ishin Zbatimi i objektivave të politikave të barazisë gjinore në sferën e sigurimeve shoqërore, Rritja e barazisë gjinore në pushimin prindëror derisa dita përfundojë me vizitë në Autoritetin Suedez për Mjedisin e Punës.Vizita kishte për qëllim për të parë më afër Rolin e Autoritetit në zbatimin e Politikës së Barazisë Gjinore dhe Barazia Ekonomike, Vlerësimi i Ndikimit Gjinor në sferën e mjedisit të punës.
Ditën e katërt të qëndrimit në Stokholm u pasua me vizitë në Agjencin Kombëtare Suedeze për Arsim (TK),Agjencia për Inovacion e Suedisë dhe në Agjencia Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim (Sida), temat të cilat u diskutuan në keto takim kishin të bëjne me Zbatimi i Politikës së Barazisë Gjinore , Barazia Gjinore në Arsim ,Zbatimi i Planit të Barazisë Gjinore në Agjenci, Trajnimet e Brendshme të Barazisë Gjinore, Zbatimi i planit të Barazisë Gjinore në Agjenci, Politika e Jashtme Feministe e Suedisë.
Nërsa dita e pestë dhe e fundit vazhdoj me vizitën në Këshillin e Qytetit të Stokholmi si dhe Shërbimin Suedez të Punësimit Publik, ku u diskutua mbi Programin për Barazi Gjinore në Stokholm 2018-2022, Politika e Barazisë Gjinore në nivel të qytetit, Përfshirja Gjinore për punonjësit në këshillin e qytetit si dhe pjesëmarrja në iniciativën Qeveritare “Barazia Gjinore në Agjencitë Publike” (JiM).
Kjo vizitë u realizu me mbështetjen e Qeverisë Suedeze – Agjencia Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtare – SIDA