Është mbajtur punëtoria e katërt për hartimin e Programit të Kosovës për Barazi Gjinore
Është mbajtur Punëtoria e katërt për hartimin e Programit të Kosovës për Barazi Gjinore si dokument strategjik i Qeverisë së Kosovës ,i cili përcakton synimet masat dhe akterët kryesor që janë përgjegjës për arritjen e Barazisë Gjinore në të gjitha fushat e jetës sociale, ekonomike, politike, arsimore, shëndetësore dhe kulturore për gratë dhe burrat në Kosovë në vitet 2017-2021.
ABGJ ka organizuar punëtorin me gurpin punues për hartimin e PKBGJ me datë 28 dhe 29 Gusht 2018 për hartimin e PKBGJ , ku është diskutuar objektivat specifike, treguesit dhe rezultatet kryesore te Shtylla Fuqizimi Ekonomik dhe Mirëqenies Sociale, Shtylla Zhvillimi Njerëzor, Të drejtat e grave, qasja në drejtësi dhe siguria ku për secilin shtyllë është bëre prezantimi i gjendjes në pika të shkurtra të problemit; dhe sfidave kryesore dhe është bërë prezantimi i intervenimeve strategjike.
Punëtorit u realizuan me mbështetjen e SIDA’s Suedeze .