U zhvillua takimi koordinues në mes të ABGJ-së, Koordniatorit Nacional për Mbrojtje nga Dhuna në Familje dhe ZBGJ –ve Komunale
Agjencia për Barazi Gjinore në bashkëpunim me Koordinator Nacional për mbrojtje nga Dhuna në Familje Naim Qelaj organizuan takim me teme” Rritja e funksionalizimit të Mekanizmave Koordinues Institucionalë ekzistues në nivel lokal si dhe ngritja e tyre në Komunat ku mungojnë”.
Qëllimi i këtij takimi ishte një koordinimi më i mirë në mese të gjithë mekanizmave që merren me mbrojtjen nga Dhuna në Familje në mënyrë që aty ku nuk egzistojn mekanizmat të krijohen, derisa aty ku egzistojnë të kemi një efikasitet më të madhe sa i përket Koordinimit Kundër Dhunës në Familje .
Takimin në emër të ABGJ-së e përshëndeti Edi Gusia Kryeshefe Ekzekutive e ABGJ-së, e cila foli lidhur me rëndësin dhe problemt që janë duke hasur sa i përket Koordinimit të këtyre mekanizmave dhe për punën të cilën është duke e bëre ABGJ në këtë drejtim .
Derisa Koordinator Nacional për Mbrojtje nga Dhuna në Familje Zt.Qelaj foli lidhur me rritjen dhe funksionalizimit e mekanizmave Koordinues Institucionalë ekzistues në nivel lokal dhe gjithashutu me punën që janë duke e bërë për ngritjen e mekanizmave të tillë institucional në ato Komuna ku mungojnë .Në vazhdim të takimit u zhvillua një debat në mese të pjesmarrësve dhe panalistëve lidhur me temat e lartë permendura .