Përfaqësuesit e ABGJ prezantuan ne Konferencën me temë “Procesi i njohjes dhe verifikimit të statusit të personave të dhunuar gjatë luftës: Progresi dhe sfidat
Konferenca u organizua nga Komisioni Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Personave të Dhunuar gjatë Luftës Çlirimtare të Kosovës në bashkëpunim me Departamentin e Drejtësisë së Ambasadës së SHBA-ve në Kosovë. Kjo konference u organizua në kuadër të shënimit të 19 vjetorit të Rezolutës 1325 të OKB-së për Gratë, Paqen dhe Sigurinë dhe përmes të dy paneleve të diskutimit synoi të adresonte përparimin e bërë në procesin e verifikimit dhe njohjes së statusit të personave të dhunuar gjatë luftës. Praktikat dhe standardet e ndërtuara në Kosovë, sfidat e procesit të verifikimit dhe njohjes, rëndësinë e bashkëpunimin institucional me shoqërinë civile, nevojat për përpjekjet e përbashkëta në luftimin e stigmës dhe çështje të tjera lidhur me dhunës seksuale si mjet lufte, ishin pjesë e diskutimeve.