Përfaqësues të Agjencisë për Barazi Gjinore vizituan Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes në Ferizaj
Me ftesë të Zyrtares për Barazi Gjinore në Ministrin e Mbrojtjes në kuadër të 16 Ditëve të Aktivizmit, përfaqësues të Agjencisë për Barazi Gjinore realizuan një vizitë pune në Kazermën “Skënderbeu” të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes në Forcën e Sigurisë së Kosovës, në Ferizaj.
Gjatë vizitës në kazermën “Skënderbeu” stafi i ABGJ u prit në takim nga Komandanti i KDS Gjeneral brigade Irfete Spahiu dhe stafi i KDS, të cilët u njoftuan për misionin e FSK, në respektimin e të drejtave të femrave në FSK, sigurimin e një ambienti të përshtatshëm dhe një sistem të vlerave ku femrat dhe pakica jo shumicë trajtohen me dinjitet dhe kanë mundësi të barabarta.
Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes organizon dhe drejton përgatitjen, trajnimin dhe kualifikimin e vazhdueshëm të personelit të FSK-së.
Takimet vazhduan në objektet e trajnimit dhe akomodimit, si dhe tek njësitë e KDS dhe kurset qe ofrohen.