Kumunikatë -Ndikimi i situatës së COVID 19 tek gratë dhe vajzat si dhe rekomandimet për përgjigje të ndjeshme gjinore nga UN Women & UNFPA
March 30, 2020
Shpërthimi i pandemisë COVID-19Ndikimi i situatës së COVID 19 tek gratë dhe vajzat si dhe rekomandimet për përgjigje të ndjeshme gjinore nga UN Women & UNFPA
- Barrë të rënduar mbi gratë dhe vajzat ndaj punës së papaguar rreth kujdesit: Përderisa sistemet e kujdesit shëndetësor janë të mbingarkuara nga përpjekjet për të frenuar shpërthimin, përgjegjësitë e kujdesit shpesh "shkarkohen" mbi gratë dhe vajzat, të cilat zakonisht mbajnë përgjegjësinë për t'u kujdesur për anëtarët e sëmurë të familjes dhe të moshuarit. Në veçanti, pasi të gjitha shkollat janë mbyllur, dhe banorëve u kërkohet të izolohen, kjo përcjellet edhe nga një shtyrje e të gjitha aktiviteteve. Mbyllja e shkollave përkeqëson edhe më tej ngarkesën e punës së kujdesit të papaguar për gratë dhe vajzat, të cilava u bie barra për punën shtesë të kujdesit për fëmijët.
- Përmbushja e nevojave të punonjëseve të kujdesit shëndetësor: Gratë përbëjnë pjesën më të madhe të punëtorëve në sektorin e shëndetit dhe atë social dhe janë në vijën e frontit të reagimit. Punonjëset e kujdesit shëndetësor globalisht kanë bërë thirrje për t'u kushtuar vëmendje nevojave të tyre specifike përtej pajisjeve mbrojtëse personale, përfshirë edhe plotësimin e nevojave të higjienës menstruale. Mbështetja psikosociale duhet t'u ofrohet edhe atyre të vijës së frontit. Shumica e kujdestarëve, në shtëpi dhe në komunitetet tona, janë gjithashtu gra.
- Rritja e dhunës në baza gjinore dhe rreziqeve të mbrojtjes: Është vërtetuar se dhuna në baza gjinore dhe dhuna në familje mund të rriten gjatë krizave, pasi vetë-izolimi dhe karantina janë zbatuar si strategji për të parandaluar përhapjen e virusit. Trendet në Kinë kanë treguar që dhuna në familje u rrit trefish në një muaj. Trendet e tilla tani janë të dukshme në Sh.B.A. pasi masat e izolimit janë zbatuar. Policia e Kosovës ka konfirmuar se në javën e parë të masave të izolimit ka pasur një rritje të ndjeshme në raportimin e rasteve të dhunës në familje. Policia e Kosovës pret që ky trend të vazhdojë, dhe raportimi të rritet. Duhet të bëhen përpjekje shtesë për ta bërë numrin e linjës telefonike të Mbrojtësve të Viktimave më të dukshëm për publikun.
- Përvojat kanë demonstruar se aty ku gratë janë kryesisht përgjegjëse për sigurimin dhe gatimin e ushqimit për familjen, rritja e pasigurisë së ushqimit si rezultat i krizave mund t’i vendosë ato në rrezik të ngritur, për shembull, nga partneri intim dhe forma të tjera të dhunës në familje për shkak të tensioneve të ngritura në familje. Për më tepër, kujdesi për të shpëtuar jetën dhe mbështetja për të mbijetuarit e dhunës në baza gjinore (p.sh. menaxhimi klinik i përdhunimit dhe shëndetit mendor dhe mbështetja psiko-sociale) mund të pengohet në qendrat e krizave në spitalet e nivelit terciar kur ofruesit e shërbimeve shëndetësore janë të mbingarkuar dhe preokupuar me trajtimin e rasteve të COVID-19.
- Gjatë emergjencave të shëndetit publik, burimet njerëzore dhe financiare shpesh zhvendosen nga programe të ndryshme shëndetësore për t'iu përgjigjur shpërthimit të sëmundjes infektive. Shërbimet e shëndetit seksual dhe riprodhues po ndikohen nga pandemia dhe duhet të prioritizohen.
- Niveli i Lartë i Vdekshmërisë Maternale (MMR) në një vend është një tregues i fortë i një sistemi të dobët shëndetësor. Pandemia e COVID-19 do të tendosë më tej sistemin shëndetësor dhe pritet të ndikojë rëndë në sistemet shëndetësore të vendeve me të ardhura të ulëta dhe të mesme - me ndikime më të këqija në vendet që përjetojnë brishtësi dhe kriza humanitare. Gatishmëria dhe mbështetja për reagim ndaj vendeve me nivele të larta të vdekshmërisë maternale do të jenë kritike në vendet me të ardhura të ulëta - dhe në xhepat e popullsive me nivele të larta të vdekshmërisë maternale në vendet me të ardhura të mesme. Masat e tilla duhet t'i kushtojnë vëmendje të veçantë sigurimit të vazhdimit të shërbimeve themelore, siç janë shëndeti i nënave dhe të të porsalindurve, furnizimet dhe shërbimet e shëndetit seksual dhe riprodhues.
- Furnizimet dhe komoditetet moderne të kontraceptivëve, duke përfshirë artikujt e shëndetit menstrual dhe higjienës, janë thelbësore për shëndetin e adoleshentëve dhe grave, fuqizimin, dhe ushtrimin e shëndetit seksual dhe riprodhues dhe të drejtave, pasi këto grupe mund të ndikohen në mënyrë disproporcionale nga pandemia.
- Zinxhirët e furnizimit po ndikohen nga pandemia. Mbyllja e kufijve dhe kufizimet në fluksin e ofrimit të prodhuesve ndikojnë negativisht në disponueshmërinë e importit dhe ofrimit brenda vendit dhe shpërndarjen e kontraceptivëve, ilaçeve thelbësore të shëndetit maternal dhe ilaçeve të tjera thelbësorë, përfshirë barnat antiretrovirale (ARV). Kjo mund të ketë pasoja të rrezikshme për jetën dhe fitime negative të fundit për të siguruar qasje universale në shëndetin seksual dhe riprodhues (SRH), gjë që përfshin mundësinë e qasjes në kontracepsion modern, shëndet të nënave dhe të të porsalindurve dhe ARV-ve për virusin HIV.
- Faktorët kulturorë mund të përjashtojnë gratë nga hapësirat e vendimmarrjes dhe të kufizojnë qasjen e tyre në informacione mbi shpërthimet dhe disponueshmërinë e shërbimeve.
- Ndikimet në fuqizimin ekonomik të grave: krizat përbëjnë një kërcënim serioz për angazhimin e grave në aktivitete ekonomike, veçanërisht në sektorët joformalë, dhe mund të rrisin boshllëqet gjinore në mjetet e jetesës.
Rekomandimet
- Të ndahen të dhënat në lidhje me shpërthimin sipas gjinisë, moshës dhe aftësisë së kufizuar. Të dhënat që lidhen me shpërthimet dhe zbatimin e reagimit emergjent duhet të ndahen sipas gjinisë, moshës dhe aftësisë së kufizuar dhe të analizohen në mënyrë të duhur për të kuptuar dallimet gjinore në ekspozimin dhe trajtimin dhe për të hartuar masa parandaluese diferenciale.
- Planet strategjike për gatishmëri dhe reagim duhet të bazohen në një analizë të fortë gjinore, duke marrë parasysh rolet, përgjegjësitë dhe dinamikën gjinore. Kjo përfshin sigurimin që masat e kontrollit dhe të lehtësimit gjithashtu adresojnë barrën e punës së kujdesit pa pagesë dhe rreziqet e rritura për dhunën në baza gjinore e dhunën në familje, veçanërisht ato që prekin gratë dhe vajzat.
- Të forcohet udhëheqjen dhe pjesëmarrjen domethënëse të grave dhe vajzave në të gjitha proceset e vendimmarrjes në adresimin e shpërthimit të COVID-19.
- Të sigurohet që gratë të jenë në gjendje të marrin informacione se si të parandalojnë dhe reagojnë ndaj epidemisë në mënyrat që ato mund të kuptojnë. Gratë luajnë një rol të madh si përcjellëse informacioni në komunitetet e tyre. Ato zakonisht kanë më pak qasje në informacion sesa burrat. Kështu, shpërndarja e informatave tek gratë dhe vajzat dhe edukimi i tyre për sëmundjen është thelbësor për të trajtuar përhapjen.
- Të sigurohet që të drejtat e njeriut janë thelbësore gjatë reagimit. Mbylljet, karantinat dhe masa të tjera të tilla, për ta mbajtur në nivel dhe luftuar përhapjen e COVID-19, gjithmonë duhet të bëhen në pajtueshmëri strikte me standardet e të drejtave të njeriut dhe në një mënyrë të nevojshme dhe proporcionale me rrezikun e vlerësuar - por edhe kur janë ashtu, ato mund të kenë pasoja serioze në jetët e njerëzve.
- Reaguesit e parë, të aftësohen se si t’i trajtojnë me zbulimet e rasteve të dhunës në baza gjinore. Punonjësit e shëndetit, të cilët marrin pjesë në reagimin ndaj përhapjes së virusit, duhet të kenë aftësi bazike për të reaguar ndaj zbulimeve të rasteve të dhunës në baza gjinore, që mund të shoqërohen ose përkeqësohen nga epidemia, në një mënyrë të dhembshur dhe jo gjykuese, dhe të dinë kë mund ta referojnë për kujdes të mëtejshëm ose ta sjellin në qendrat e trajtimit për t'iu ofruar kujdes në qendër. Reaguesit e parë duhet, për mbështetje holistike për gratë, të përfshijnë mbështetje psikosociale gjithashtu.
- Mund të kërkohet nga institucionet e kujdesit shëndetësor parësor dhe dytësor të marrin rastet e të mbijetuarve nga dhuna në baza gjinore dhe t'i referohen spitaleve terciare vetëm kur nevojitet një nivel më i lartë i kujdesit. Mënyrat për t'i referuar rastet e dhunës në baza gjinore duhet të përditësohen në këto objekte të kujdesit shëndetësor.
- Mbështetja psikosociale, të jetë në dispozicion për gratë dhe vajzat që mund të preken nga shpërndarja e virusit të cilat janë gjithashtu të mbijetuara të dhunës në baza gjinore. Në ndërlidhje me pikën e mëparshme - të jesh i prekur - qoftë drejtpërdrejt ose në mënyrë të tërthortë nga një shpërndarje e një sëmundjeje infektive - mund të jetë traumatike, ashti siç mund të jetë një përvojë e dhunës në baza gjinore gjithashtu. Të qenit në dijeni që këto dyja mund të bashkëndodhin për disa gra dhe vajza është tepër e rëndësishme, dhe kërkon që mbështetja psikosociale të jetë në dispozicion dhe e qasshme për gratë dhe vajzat në përgjithësi.
- Masat e marra për të lehtësuar barrën në strukturat e kujdesit parësor shëndetësor duhet të prioritizojnë qasjen në shërbimet e shëndetit seksual dhe riprodhues, përfshirë këtu kujdesin shëndetësor para dhe pas lindjes.
- Është kritike që të gjitha gratë të kenë qasje në lindje të sigurt, vazhdimësi të kujdesit para dhe pas lindjes, përfshirë testet e depistimit sipas udhëzimeve dhe standardeve kombëtare, veçanërisht në epiqendrat e pandemisë, ku qasja në shërbime për gratë shtatzëna, gratë në punë dhe lindje, dhe gratë gjidhënëse është ndikuar negativisht.
- Të mbahet sistemi shëndetësor në funksion: Të ruhen informacionet dhe shërbimet e shëndetit dhe të drejtave seksuale dhe riprodhuese (SRHR), të mbrohen punonjësit shëndetësorë dhe të kufizohet përhapja e COVID-19.
- • Sigurimi i kontraceptivëve modernë, me veprim në periudhë të shkurtër dhe më të gjatë, informata, këshillim dhe shërbime (përfshirë kontracepsionin emergjent) është jetëshpëtuese dhe duhet të jetë në dispozicion dhe i qasshëm gjatë reagimit ndaj pandemisë COVID-19.
- • Të sigurohet që janë vendosur masa për të parandaluar, mbrojtur dhe zbutur pasojat e të gjitha formave të dhunës, stigmës dhe diskriminimit ndaj adoleshentëve dhe të rinjve - veçanërisht vajzave dhe grave të reja - gjatë proceseve dhe procedurave të karantinës dhe vetëizolimit.
- • Të merret parasysh përfshirja e produkteve të tilla si higjiena thelbësore dhe artikujt sanitarë (p.sh. peceta higjienike, sapun, sanitizues të duarve etj.) për punonjëset e shëndetit, gratë dhe vajzat, veçanërisht ato të karantinuara për parandalimin, shqyrtimin dhe trajtimin e virusit.
- • Të avokohet dhe mbështetet planifikimi dhe intervali i ndarjes së kohës në shtatëzani, me furnizim adekuat të kontraceptivëve modernë dhe këshillim gjithashtu për të ndihmuar në gatishmërinë e klientëve dhe praktikën e vazhdueshme kontraceptive në rast të kufizimit në lëvizshmëri dhe qasje në shërbime normale.
- • Të mbështetet Ministria e Shëndetësisë për të ofruar shërbime online të kontrollimit, edukimit dhe shëndetit riprodhues dhe këshillimit mbi kontracepsionin, me anë të telefonave mobil, psh duke dërguar mesazhe në WhatsApp.
- • Të promovohet roli i sektorit të kujdesit parësor shëndetësor dhe programeve të fuqizimit të komunitetit për të zhvendosur shpërndarjen e mallrave nga mjediset klinike tek komuniteti.
- • Të sigurohet që zgjedhjet dhe të drejtat e grave dhe të vajzave për shëndetin seksual dhe riprodhues respektohen pavarësisht nga gjendja e tyre me virusin COVID-19, përfshirë qasjen në kontracepsion, kontracepsionin emergjent, abortin e sigurt në masën e plotë të ligjit dhe kujdesin pas abortit.
- • Të sigurohet se, kur burimet mjekësore janë të pakta, qasja në kujdesin shëndetësor mirëmbahet, duke përfshirë shërbimet e shëndetit seksual dhe riprodhues, me përkujdesje të veçantë për gratë shtatzëna në mesin e popullatës së cenueshme siç janë personat që jetojnë me aftësi të kufizuara, personat që jetojnë me HIV, komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian, refugjatët dhe grupet e tjera të pakicave, njerëzit që jetojnë në varfëri.
- • Të sigurohet që gratë shtatzëna me dyshime, mundësi dhe COVID-19 të konfirmuar, përfshirë gratë që mund të kenë nevojë të izolohen, kanë qasje në kujdes profesional dhe respektues shëndetësor me gratë në fokus, duke përfshirë ekzaminimet obstetrike të nënës, kujdesin mjeksor të fetusit dhe kujdesin neonatal, si dhe në shërbime të shëndetit mendor dhe mbështetjes psikosociale dhe gatishmëri për t'u kujdesur në rastet e komplikimeve në periudhën natale dhe neonatale
- • Të sigurohet që gratë shtatzëna të infektuara me COVID-19 në kohën e lindjes trajtohen të paktën në nivelin e dytë të kujdesit,në mënyrë që të sigurohet kujdes i duhur, në rast se shfaqen komplikime në frymëmarrje.
- • Gratë shtatzëna me sëmundje të frymëmarrjes duhet të trajtohen me prioritet maksimal për shkak të rritjes së rrezikut të rezultateve anësore, dhe njësitë e shëndetit antenatal, neonatal dhe maternal duhet të veçohen nga rastet e identifikuara me COVID-19.
- • Të zhvillohen strategjitë të synuara në fuqizim ekonomik të grave, ose të eksplorohet programimi i transferimit të parave, për të lehtësuar ndikimin e përhapjes virusit dhe masat kontrolluese të tij, duke përfshirë mbështetjen e tyre për të rikuperuar dhe ndërtuar rezistencë për tronditjet e ardhshme.