Njoftim nga Zyra për Mbrojtje dhe Nidhmë Viktimave/ Zyra e Kryprokurorit të Shtetit lidhur me menaxhimin e rasteve gjatë kohës së pandemisë COVID -19
Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë Viktimave (ZMNV) ka për obligim të sigurojë mbrojtje të të drejtave të viktimave të krimit në sistemin e drejtësisë. ZMNV është e vendosur në kuadër të Zyres së Kryeprokurorit të Shtetit, dhe ka përgjegjësinë të përfaqësojë viktimën e krimit në polici, prokurori dhe gjykatë.
Mbrojtësit e Viktimave me pëlqimin e viktimës ndërmarrin veprime të caktuara dhe udhëzojnë ipërfaqësojnë viktimat e krimit gjatë procedurës së hetimeve, ndjekjes dhe dënimit të kryesit. Specifikisht kategoritë e viktimave të cilat mbrojtësit e viktimave i asistojnë janë: viktimat e dhunës në familje, dhunës seksuale, viktimat e trafikimit me njerëz, vrasjes dhe grabitjes. Duke pasur parasysh veprimet e kufizuara të të gjitha institucioneve gjatë kohës kur të gjithë jemi duke u përpjekur që të kufizojmë kontaktin me të tjerët, Zyret për Mbrojtje dhe Ndhmë Viktimave do të jenë të mbylluara, por do të vazhdojë punën në distancë dhe të ofrojnë ndihmën përmes telefonit kujdestar duke reaguar edhe në raste të caktuara emergjente.
Në pajtim me vendimet dhe masat e ndërrmarra nga Qeveria e Kosovës për parandalimin dhe kontrollin e përhapjes së virusit korona COVID -19, Mbrojtësit e viktimave vazhdojnë të ndërrmarin veprime konkrete sa i përket mbrojtjes së të drejtave të viktimave të krimit në rastet emergjente si në vijim:
1. Paraqitjen në stacione policore vetëm në rastet emergjente kur Mbrojtësi i Viktimave njoftohet dhe ftohet nga Policia e Kosovës;
2. Përpilimin e kërkesës për urdhër mbrojtje emergjente për rastet e dhunës në familje dhe kontaktin me viktimën përmes telefonit;
3. Koordinimin me Gjykatën dhe gjyqtarin e rastit përmes telefonit dhe me palën e mbrojtur për caktimin e seancës për shqyrtimin e urdhërit për mbrojtje emergjente;
4. Paraqitja fizike në seancat për urdhër mbrojtje emergjente dhe urdhër mbrojtje për rastet e
mëhershme kur kryesi ka qenë i ndaluar në paraburgim;
5. Paraqitja në Prokurori në rastet emergjente.
Ne të gjitha këto raste Mbrojtësi i Viktimave sigurohet që të ketë prani minimale të palëve në procedurë dhe respektohet distanca dhe veprimet tjera parandaluese për mbrojtjen e shëndetit të të pranishmëve.
Ju lutemi nëse keni nevojë dhe ndihmë, mund të kontaktoni Mbrojtësin e Viktimave në numrat kujdestar si në vijim:
# Zyrat për Mbrojtje dhe Ndihmë Viktimave sipas Regjioneve Numri kujdestar
1.ZMNV Prishtinë +383 44 278 738
2. ZMNV Prizren +383 44 310 468
3. ZMNV Pejë +383 44 348 164
4. ZMNV Gjakovë +383 44 418 668
5. ZMNV Gjilan +383 44 310 467
6. ZMNV Ferizaj +383 44 161 138
7. ZMNV Mitrovicë +383 44 310 466
8. Linja Ndihmëse Falas në tërë Kosovën 0800 111 12
Në kuadër të ZMNV poashtu operon Linja Ndihmëse pa pagesë 0800 111 12, ku ofrohen informata, këshilla dhe udhëzime specifike për viktimat e krimit dhe personat tjerë të interesuar; raportim dhereferim në institucionet relevante. Linja ndihmëse operon 24 orë në ditë gjatë 7 ditëve të javës.
Me respekt,
Basri Kastrati
Drejtor i Zyres për Mbrojtje dhe Ndihmë Viktimave
Prishtinë, 31 mars 2020