UNFPA dhe UN Women dorëzuan MSH pajisje me pako sanitare dhe materiale shtesë për një objekt të përkohshëm për të ofruar strehim të sigurte dhe adekuat për viktimat e dhunës ne familje me rastin e Pandemisë Covid 19
Qeveria e RKS , respektivisht Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Drejtësisë, dhe Agjencia për Barazi Gjinore/ZKM, në përgjigje të situatës se krijuar me rastin e Pandemisë Covid 19, në përballje me fenomenin e dhunës në familje, kanë krijuar infrastrukturën e përshtatshme, adekuate-strehimore te përkohshme, nën menaxhimin e Ministrisë së Shëndetësisë për mbrojtjen e rasteve te dhunës ne familje. Me mbështetjen e partnerëve tonë ndërkombëtarë UNFPA dhe UN Women është siguruar mbështetja për pajisje me pako sanitare dhe materiale shtesë për të ofruar strehim të sigurte dhe adekuat për viktimat e dhunës ne familje ne respektim te normave shëndetësore për mbrojtje nga korona virusi. Kjo strehimore e përkohshme me kapacitet për përkujdesje për 40 personash, është objekt i veçantë me kushte te sigurisë së lartë, ofron përkujdesje ushqimore, higjienike sanitare, dhe asistencë institucionale, do të shërbej për strehim të përkohshëm për viktimat e dhunës ne familje, dhe dhunës në baza gjinore, për ti kaluar pas përfundimit te karantinës ne strehimore përkatëse të financuara nga Qeveria. Ministria e Shëndetësisë e menaxhon këtë objekt sipas protokollit te saj te menaxhimit te karantinës dhe në respektim të procedurave standarde të veprimit për mbrojtje nga dhuna ne familje , për të ofruar siguri dhe për të mbrojtur jetën. Falënderojmë UNFPA dhe UN WOMEN për mbështetjen e ofruar dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm ”