Përfaqësueset e Agjencisë për Barazi Gjinore, sot priten në takim disa nëna vetushqyese nga Shoqata për Prindër të Ndarë
June 25, 2020
Në këtë takimi u diskutua lidhur me sfidat me të cilat përballen këto gra, pabarazitë neglizhenca ligjore, si problemet e alimentacionit.
Po ashtu, gjatë takimit u diskutua edhe për mundësin e bashkëpunimit në mes të ABGJ dhe Shoqatës për prindër të ndarë.
Ndryshe, Shoqata për prindër të ndarë do të angazhohet për mirëqenien e prindërve dhe fëmijëve të cilët janë pjesë e pjesë e procedurave gjyqësore të divorcit.
Shoqata siguron trajnime dhe këshilla profesionale, duke i njoftuar rreth Ligjit për Familjen, Ligjit për Barazi Gjinore si dhe për të drejtat e tyre, si dhe ngritje të ndërgjegjësimit të publikut për sfidat me të cilat ballafaqohen familjet/prindërit e divorcuar, mbështetja e tyre nëpërmjet programeve të bamirësisë, sociale dhe atyre arsimore.