Kryeshefja Ekzekutive e Agjencisë për Barazi Gjinore Edi Gusia si dhe konsulentja Blerinda Idrizi, kanë mbajt takim me udhëheqësen e Asociacionit të Institucioneve Parashkollore Private- AIPP, znj. Gëzime Rexhepi-Çollaku

Kryeshefja Ekzekutive e Agjencisë për Barazi Gjinore Edi Gusia si dhe konsulentja Blerinda Idrizi, kanë mbajt takim me udhëheqësen e Asociacionit të Institucioneve Parashkollore Private- AIPP, znj. Gëzime Rexhepi-Çollaku, me ç 'rast janë diskutuar sfidat me të cilat po ballafaqohen këto institucione tani në situate pandemie. Janë diskutuar shqetësimet e këtij sektori I cili punëson një numër të madh të grave dhe vajzave, dhe se si situata pandemike po afekton mbarëvajtjen e procesit të punës, qëndrueshmërinë e këtyre institucioneve dhe pasojat qe mund ti kenë. Përfaqësueset janë dakorduar te thellojnë bashkëpunimin, të shohim mundësitë e mbështetjes në të mirë qëndrueshmërisë së këtyre institucioneve, ofrimit te shërbimeve kualitative për fëmijë, dhe stabilitetit të të punësuaarve.