Agjencia për Barazi Gjinore përshëndet Deputetët e Kuvendit të Kosovës të cilët me shumicë votash, votuan një amandament në bazë të të cilit Konventa e Stambollit përfshihet në Kushtetutën e Kosovës
September 28, 2020
Agjencia për Barazi Gjinore vlerëson lartë iniciativen e Kuvendit të Republikës së Kosovës, për ta bërë Konventen si pjesë integrale e Kushtetutës së Republikës së Kosovës.
Dhuna në familje dhe dhuna në baza gjinore është prezent në shoqërin tonë, prandaj kemi obligime institucionale shtetërore dhe shumë sfida, që të ndertojmë një shoqëri pa dhunë, ku gratë dhe vajzat mund ti realizojnë të gjitha të drejtat e tyre sociale, ekonomike dhe kulturore.