Agjencia për Barazi Gjinore në kuadër Zyrës së Kryeministrit në shënim të muajit Tetor, Muaj i Ndërgjegjësimit për Kancerin e Gjirit, sot ka ndriquar dndërtesën e Qeverisë së Republikës së Kosovës me ngjyrën vjollcë dhe kordelen rozë

October 19, 2021

 

Agjencia për Barazi Gjinore në kuadër Zyrës së Kryeministrit në shënim të muajit Tetor, Muaj i Ndërgjegjësimit për Kancerin e Gjirit sot ka ndriquar dndërtesën e Qeverisë së Republikës së Kosovës me ngjyrën vjollcë dhe kordelen rozë si shenjë solidarizimi me të gjitha gratë që janë prekur nga kanceri i gjirit. Çdo vit përmes fushatave të ndryshme bëhen thirrje për  një veprime globale për të rritur ndërgjegjësimin, në parandalimin dhe vetëdijesimin me këtë sëmundje të rrezikshme e cila merr jetën e shumë  nënave, grave dhe vajzave në mbarë botën.