Objekti i Qeverisë së Kosovës është mbuluar me një fjongo rozë, si shenjë për përmbylljen e aktiviteteve për muajin e ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit
Qendra Kosovare për Luftimin e Kancerit të Gjirit JETA/VITA në mbështetje të Fondacionit Jahjaga dhe në bashkëpunim me Agjencinë për Barazi Gjinore këtë të shtunë përmbyllen muajin tetor me një instalacion me material roze, i cili e mbuloj Ndërtesën e Qeverisë së Kosovës.
Ky instalacion do t'i shërbej vetëdijiësimit të përgjithshëm për rëndësinë e kujdesit dhe kontrollave të rregullta në diagnostifikim të hershëm të kancerit të gjirit.
Në përmbyllje të aktiviteteve për fushtën e kancerit të gjirit morën pjesë Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kuri, ish Presidentja e RKS Atifete Jahjaga, Drejtoresha e organizatës Jeta/Vita Nafije Latifi si dhe Kryshefja Ekzekutive e Agjencisë për Barazi Gjinore Edi Gusia
Ky ishte edhe aktiviteti i funidit i përmbylljes se aktiviteteve për muajin e ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit.